FANDOM


Harry-potter-deathly-hallows-voldemort.jpg

Lord Fluronvdekja

Tom Ridëll(Tom Marvolo Ridëll) (31 Dhjetor, 1926- 2 Maj 1998), më vonë i njohur si Lord Fluronvdekja (Lord Voldemort), ishte magjistari i errët më i fuqishëm i te gjitha kohërave. Ai ishte nje magjistar gjak-perzier, djali i babanacit të pasur Tom Ridëll Sr. dhe magjistricës Merope Gaunt e cila vdiq pak kohe pas lindjes së femijës së saj. Tom Ridëll Sr. e la gruan e tij sapo ajo kishte mbetur shtatzanë me djalin e tyre, pasi u lirua nga magjepsja e nje pocioni dashurie që kishte filluar lidhjen e tyre romantike. Djali i tyre, Tom Ridëlli, u lind dhe u rrit në një jetimore babanacësh por në moshën 11 vjeçare ai u pranua në shkollën Hoguorts për Magjistare dhe Magjistrica dhe u perzgjodh ne shtëpinë e Gjarpërblertëve (Slytherins).

Tom Ridëlli ishte një nga studentët më të shkëlqyer që kishin hyrë në Hoguorts ndonjeherë. Në shkollë ishtë një student i sjellshëm dhe i pashëm, e kundërta e asaj që ishte në realitet: një person gjakftohtë dhe sadist. Pasi mbaroi shkollën me rezultatet më të larta të mundshme ai u largua nga Hoguorts dhe shkoi të punonte për një kohë të shkurtër tek "Borgin & Burks" ku qëndroi për pak kohe përpara se të zhdukej tërësisht nga "syte e publikut". Pasi kishte përqafuar Artet e Errëta që i zbuloi gjatë udhëtimit të tij, ish Tom Ridëlli, i njohur tashmë si Lord Fluronvdekja, krijoi një ushtri gjigande me ndjekës që i kishte njohur gjatë jetes shkollore dhe jashtë saj si dhe me krijesa të errta. Kjo ushtri e njohur si "Hamortët" ("Death Eaters") filloi një fushatë terrori dhe dhune në Britani si kurrë më parë. Pasi kaloi pak kohë duke vrarë çdo person që e kundërshtoi dhe duke terrorizuar çdo shtëpi që hasi rrugës, Fluronvdekja dëgjoi gjysmën e nje profecie në të cilën flitej per një person të vetëm që do të kishte fuqinë e duhur për ta vrarë atë dhe kështu Fluronvdekja u nis në kërkim të Herri Poterit (Harry Potter) , djalit që sipas tij ishte ai person për të cilin profecia fliste. Pasi arriti ta gjente shtëpine e tij dhe pasi vrau prindërit e djalit, Lili (Lily) dhe Xhejms Poter (James Potter), ai e drejtoi shkopin e tij drejt djalit. Sidoqofte sakrifica e dashurisë së Lilit, mamasë së Herrit, mallkimi i Fluronvdekjes u kthye drejt tij dhe trupi i tij u shkatërrua. I zhveshur nga fuqitë e tij, Fluronvdekja u zhvendos në një pyll shumë të largët të Shqipërisë për të pritur ditën kur ai do të rifitonte trupin dhe fuqitë e tij. Pas 13 vjetësh pritjeje ajo ditë më në fund erdhi dhe me perdorimin e vetë gjakut të Herri Poterit, Lordi i Errët u ngrit përsëri.

Megjithse në u fillim ai ishte i pafuqishëm, Fluronvdekja së shpejti filloi pushtimin e tij te përgjakshëm të botës së magjisë. Pas dy vjetësh lufte të vazhdueshme, Fluronvdekja më në fund mori në kontroll Ministrine e Magjise. Pavarsisht pushtimit të tij mbi shtetin, Fluronvdekja nuk ishte akoma i kënaqur sepse duhet të hiqte rrezikun qe profecia shfaqte për të. Pasi mësoi vendodhjen e Poterit, u nis për ta shkatërruar djalin njëherë e përgjithmone duke lëshuar të gjithë forcën e tij kundër Hoguortsit. Kur arriti në shkollë, ai u përball me rezistencën rebele të stafit dhe studentëve të Hoguortsit së bashku me pjestaret e Urdhrit të Feniksit dhe rezistencën nga Hogsmidi (Hogsmead). Ndërkohë që beteja vazhdonte, Hamortët u futen në Hollin e Madh, ku Fluronvdekja u angazhua në një duel me Herri Poterin dhe duke qenë se të gjithe Horkrukset e tij ishin shkatërruar, Tom Marvolo Ridëll më në fund u vra njëherë e përgjithmonë.

Shpirti i gjymtuar i Tom Gjëagjezës më pas u zu ne kurth në Limbo në perjetësi, pa mundur të vazhdojë perpara ose të rikthehet si një fantazmë.

BiografiaEdit


Jeta e HershmeEdit

Tom Riddle (11 years old).jpg

Tom Marvolo Ridëll 11 vjeç

Tom Marvolo Ridëlli u lind me 31 Dhjetor, ditën e vitit te ri 1926, në jetimoren

"Wool" ne Londër. Mamaja e tij gjakpastër, Merope Gaunt, një pasardhëse e drejtpërdrejtë e Salazar Slytherinit, vdiq pak kohë pas lindjes së tij. Pak minuta pasi ai kishte lindur, ajo ja vuri emrin fëmijës sipas babait te saj, Tom Ridëll Sr. dhe Marvolo Gaunt, babait të saj. Tom Ridëll Sr. ishte nje babanac i pasur që jetonte ne fshatin e Hengëlltonit të vogël (Little Hangelton) i cili u mashtrua që të krijonte një lidhje me Merope mundësisht nëpërmjet një pocioni dashurie. Pas pak kohe, mendohet se Merope e ndërpreu përdorimin e pocioneve të saj të dashurisë mbi Tomin, me shpresën se tashmë ai do të kishte rënë në dashuri me të vertetë me të ose që të paktën do të rrinte për hir të femijës. Për fatin e saj të keq, ai e braktisi atë dhe fëmijën e tyre të palindur.

FëmijëriaEdit

Tom Ridëlli u rrit në një jetimore të pisët, krejtësisht në padijeni të trashëgimisë së tij magjike. Ai kishte disa ide mbi aftësitë e tij mbi ato normale që kishin fëmijët e tjerë magjikë të moshës së tij, gjithashtu dhe një shkallë të lartë kontrolli të cuditshëm mbi to. Tomi mund të lëvizte objekte me mendjen e tij dhe të bënte që ato të lëviznin në ajër kudo që ai dëshironte, të manipulonte kafshët dhe krijesat sic ai donte, të fliste Gjarpërishten ( Parseltongue) dhe të përdorte fuqinë e tij për të shkaktuar dëmtime në jetimët e tjerë. Pasi u përfshi në një sherr me një djalë, ai përdori fuqitë e tij për ta varur lepurin e djalit në trarët e çatisë. Në një rast tjetër ai mori dy binjakët Denis Bishop ( Dennis Bishop) dhe Emi Benson (Amy Benson) , në një shpellë ku ai performoi një akt aq të tmerrshëm sa të dy binjakët u traumatizuan dhe nuk pranuan të flisnin për të. Tom Ridëlli gjithashtu vidhte nga jetimët e tjerë duke i fshehur mjetet e tyre në raftin e tij si trofe.

Zbulimi i të qënit një magjistarEdit

Kur Tomi ishte 11 vjec,Albus Urtimori (Albus Dumbledore) një profesor tek shkolla Hoguorts për Magjistarë dhe Magjistrica, foli me znjsh. Kol ( Mrs.Cole) në fillim që e informoi se sa i pazakonshëm Tomi ishte, duke i treguar atij influencën e jashtëzakonshme që ai kishte mbi fëmijët e tjerë. Kur Urtimori në fillim u prezantua me djalin, Tomi mendoi se ai ishte doktor, psikiatër ose ndonjë gjë e ngjashme që kishte ardhur për ta çuar atë në çmendinë. Ai u bind pasi Urtimori i demostroi atij fuqitë e tij duke përdorur një magji flakë-ngrirëse mbi raftin e Tomit dhe gjithashtu kur ai tregoi se Hoguorts ishte një shkolë për njerëzit me fuqi magjike si ai. Në një moshë shumë të re është e qartë se Tomi shfaq një dëshirë për të qenë i ndryshëm dhe për t'u veçuar nga fëmijët e tjerë,( siç ai përmendte papëlqyeshmërinë për emrin e tij sepse ishte një emër kaq i pazakonshëm). Ai nuk u habit fare në çastin kur Urtimori e informoi atë se ai ishte një magjistar. Ai në fakt dëshironte të besonte se ai kishte aftësi speciale që askush tjetër nuk i kish pasur. Tomi gjithashtu tregoi një frikë të ulët ndaj vdekjes duke e konsideruar atë një dobësi njerëzore. Ai pohoi se mamaja e tij nuk mund te kish qenë magjistricë, për arsye se nëse ajo do kish patur aftësi magjike, atëhere ajo do kishte qenë në gjendje ta shmangte vdekjen.thumb|300px|right|Urtimori takon për herë të parë Tomin

Abuzimi i Tomit në fuqitë e tij magjike e alarmoi Urtimorin. Ai vendosi ta mbante nën vëzhgim atë. Urtimori gjithashtu e paralajmëroi Tomin që në Hoguorts ai do të njihej me ligjet që kontrollonin përdorimin e magjisë në botën Magjike dhe që ligjthyerësit ndëshkoheshin jo nga Hoguorts por nga Ministria e Magjisë. Sjellja e Tomit ndryshoi pasi Urtimori e qortoi atë. Ai u bë më i kujdesshëm dhe i mbuloi veprimet e tij. Urtimori i dha Tomit mjaftueshëm informacion për të gjetur Diagon Alley dhe Platformën 9 e 3/4. Ai bleu disa rroba të dorës së dytë dhe libra magjie për vehten së bashku me shkopin e tij 13 dhe një inç e gjysmë, bërshen, dhe në zemër një pendë feniksi tek Olivandersi (Ollivander's). Zoti Olivander më vonë tha se shkopi ishte shumë i fuqishëm. Fluronvdekja ishte shumë i kënaqur me atë derisa shkopi e bëri të dështonte në konfrontimin me Herri Poterin në varrezat e Litëll Hengëlltonit shumë vite më vonë. Ridëlli gjithashtu përmendi se ai mund të fliste me gjarpërinjtë, gjë që habiti së tepërmi Urtimorin.

Vitet në HoguortsEdit

Tom Riddle (16 years old).jpg

Tom Ridëll në moshën 16 vjeçare

Tomi u edukua në Hoguarts Për Magjistarë dhe Magjistrica nga 1938 në 1945 dhe u përzgjodh në Shtëpinë e Gjarpërblertëve duke qënë se ishte dhe pasardhësi i vetë Salazar Gjarpërblertit. Gjatë pushimeve verore ai ishte i detyruar të kthehej në jetimoren e babanacëve, një nga vendet që urrente më shumë. Tomi nga mënyra që shikohej, përshkruhej si " i varfër por brilant, jetim por kaq i guximshëm, një perfekt shkolle, një student model". Ky mendim ishte ndahej ndërmjet të gjithë profesorëve duke përfshirë këtu dhe Horas Brikërmillin (Horace Slughorn) i cili u përfshi nga karizma e Tomit dhe i mësoi atij për Hokruskët.thumb|300px|left|Pjesa kur prof. Horas i tregon atij per Hokruskët I vetmi përjashtim ishte Albus Urtimor, i cili në atë kohë ishte profesor i Transfigurimit. Urtimori mbetej i dyshimtë për natyrën e vërtetë të Tomit. Tomi nga ana tjeter e përçmonte dhe gjithashtu friksohej nga Urtimori. Ai kishte mbledhur rreth vetes nje bandë Gjarpërblertësh, shumica "të dobët" që kërkonin mbrotje, ambiciozë që kërkonin lavdi të përbashkët dhe disa "banditë" që kërkonin të gjenin një lider që do ti tregonte atyre disa forma më të rafinuara mizorie, shumica e të cilëve u bënë Hamortët e parë. Ridëlli deklaroi se ato ishin shokët e tij dhe se ai do ta tregonte këtë gjë në publik por në fakt atij nuk i interesonin fare ato, thjesht duke i përdorur si shërbëtorë. Ai i manipuloi ato që të bënin veprat e tij të errëta në mënyra të fshehta që çonin në aksidente të ndryshme që nuk lidheshin kurrë me ta. Tomi u bë i fiksuar me trashëgiminë e tij dhe filloi ta kërkojë atë me një uri të tmerrshme. Ai mësoi për prejardhjen e tij nga Slidhërinët, zbuloi egzistencën e Dhomës së Sekreteve poshte Hogwartsit, dhe arriti të zbuste nje basilisk që u strehua brënda. Si trashëgimtar i Slidhërinëve nga ana e familjes të së ëmës, Tomi ishte në gjëndje ta hapte Dhomën e Sekreteve që Salazar Slidhërini kishte lënë prapra "për ta pastruar shkollën nga të gjithë ata që ishin jo të denjë për të studjuar magji"- në sytë e Tomit dhe Slidhërinit, babanacët. Basilisku dëmtoi shume fëmijë në Hogwarts në 1943. Viktima e fundit ishte një studente e quajtuar (Myrtle), e cila u vra në banjon e vajzave kur ajo pa sytë e verdhë të basiliskut. thumb|300px|right|Tomi dhe biseda e tij me Urtimorin gjatë hapjes së Dhomës së Sekreteve në 1943Hogwartsi ishte gati për tu mbyllur por Tomi nuk dëshironte të kthehej në jetimore. Gjatë atij viti ai madje bëri një kërkesë të vecante drejtorit Dipet (Dippet) që ai ta lejonte atë të rrinte në shkollë edhe gjatë pushimeve verore. Për të mos e lënë shkollën që të mbyllej, ai akuzoi shokun e tij Rubeus Hagrid dhe Akromantulen e tij shtëpiake, Aragog. Tomi bindi pastaj drejtorin Armando Dipet që Aragogu ishte monstra që kishte terrorizuar shkollë. Hagridi u përjashtua dhe Tomi mori një trofe për Shërbime Speciale Në Shkollë. Urtimori duke mos patur besim tek Ridëlli e vëzhgoi atë nga afër pas kësaj. Duke qenë se nuk ishte më e sigurt te hapte Dhomën e Sekreteve, Tomi krijoi një ditar për të ruajtur një pjesë të shpirtit të tij, të parin nga shtatë hokrukset, duke shpresuar se një ditë do të drejtonte dikë për të mbaruar "punën fisnike" të Salazar Slidhërinit. Ndërkohë që kërkonte trashëgiminë e tij, Ridëlli u fokusua më shumë tek babai i tij duke menduar se ai ishte prindi magjik, sepse ndjeu se mamaja e tij nuk mund të ishte një magjistricë, duke qenë se ajo kishte vdekur. Ai kërkoi emrin e babait të tij në dhomën e trofeve të shkollës, në të dhënat e Prefektëve të Hoguartsit dhe në të dhënat e historisë magjike, por nuk gjeti asgjë që të sugjeronte se babai i tij kishte qenë në Hoguarts. Ai u detyrua të pranonte që babai tij kishte qenë prindi babanac dhe që e ëma e tij ishte në fakt ajo me fuqi magjike. Ishte kjo koha kur Tom Marvolo Ridëll i dha emrin vehtes "Lord Fluronvdekja" për t'i kursyer mendjes kujtimet e "babait të tij të fëlliqur babanac".

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.

Also on FANDOM

Random Wiki