FANDOM


Limbo është një gjendje egzistence mes jetës dhe vdekjes.
Limbo.jpg

Herri dhe Urtimori duke biseduar në Limbo

Paraqitja e saj është e ndryshme për çdo person që e viziton.


HistoriaEdit


Në Maj të 1998, Herri Poter, (Harry Potter) e lejoi veten që ta godisnin me një Mallkim Vrasës , hedhur drejt tij nga Fluronvdekja (Voldemort), për të mbrojtur njerzit e tij te dashur dhe për të shkatërruar pjesën e shpirtit të Fluronvdekjes që gjendej brenda tij. Ajo që as Fluronvdekja as Herri nuk dinin ishte se kur Fluronvdekja përdori gjakun e Herrit në ringjalljen e tij në 1995, ai mori padashje gjithashtu dhe mbrojtjen magjike të Herrit të dhënë nga e ëma, duke e lidhur kështu jetën e Herrit me të tijën.

Herri u zgjua vetëm që ta shikonte veten të shtrirë, pa rroba, në një mjegull pa formë. Ndërkohë që ai mësohej me ambientin ku ishte ai dëshiroi që të paktën të ishte i veshur dhe sikur dëshira e tij të ishte dëgjuar, një palë rroba të pastra u shfaqën para tij. Pasi u vesh, mjegulla filloi të marrë formë si Stacioni Kings Kros (King's Cross Station). Herri arriti të shikonte Lord Fluronvdekjen në formën e një krijese të vogël, të pazhvilluar, siç e kishte parë atë natë në varreza kur Bishtnxehti (Wormtail) po e mbante. Ai gjithashtu pa Albus Urtimorin (Albus Dumbledor) dhe të dy bashkë bënë një bisedë të gjatë në të cilën Urtimori ju përgjigj shumë pyetjeve të Herrit dhe i tha atij që nuk ishte tamam i vdekur.Si një shpirt që ishte i plote, Herrit i ishte dhënë mundësia për tu rikthyer ne botën e të gjallëve për ta ndaluar njëherë e përgjithmonë Fluronvdekjen ose të merrte një tren për të vazhduar "përpara". Herri zgjodhi që të rikthehej dhe kur ai qëndroi para Fluronvdekjes ne Hollin e Madh (Great Hall) e paralajmëroi atë që e kishte parë fatin që e priste kur ai të vdiste, vetëm nëse ai do të përpiqej ta ndreqte shpirtin e tij të gjymtuar nëpërmjet pendimit.

Voldemort's Soul.jpg

Shpirti i gjymtuar i Fluronvdekjes në Limbo

Me shkatërrimin e të gjithë Hokruskëve të tij, kur Mallkimi Vrasës i Fluronvdekjes u kthye mbrapsht dhe e vrau njëherë e përgjithmonë, shpirti i tij i gjymtuar ishte i detyruar të egzistonte ne formën që Herri pa ne "Kings Kross", pa mundur të lëvizte para ose të rikthehej si një fantazmë.

EtimologjiaEdit


Në veprën "Ferri" të Dante Aligerit, Limbo është rrethi i parë i Ferrit. Është vendi ku paganët që ishin njerëz të mirë shkojnë sepse ato nuk besonin në Zot.

PrapaskenatEdit

  • Nuk thuhet nëse të gjithë shpirtrat duhet të kalonin nëpërmjet Limbo-s përpara se të vazhdonin "përpara" ose nëse vizita e Herrit u bë për shkak të rrethanave unike që lidhnin si jetën e tij dhe atë të Fluronvdekjes në botën e të gjallëve.

Ad blocker interference detected!


Wikia is a free-to-use site that makes money from advertising. We have a modified experience for viewers using ad blockers

Wikia is not accessible if you’ve made further modifications. Remove the custom ad blocker rule(s) and the page will load as expected.

Also on FANDOM

Random Wiki